Policia e Tiranës vijon ende kontrollet për të arrestuar 39-vjeçarin Sadik Llani, që mesditën e së hënë vrau me armë zjarri shokun e tij Ardian Baloshi 27 vjeç.
Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës, policia ka arritur të gjurmojë itinerarin e ndjekur prej tij drejt Liqenit të Bovilles. Forcat RENEA kanë kryer kontrolle në më shumë se 15 banesa dhe objekte por nuk kanë zbuluar asnjë gjurmë të 39-vjeçarit.

Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës, ku dyshohej se mund të fshihej Sadik Llani. Policia ka gjetur vetëm makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit të Bovillës, por brenda saj nuk janë gjetur sende të kundraligjshme. Për zbardhjen e motive të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje 8 persona, mes të cilëve edhe dëshmitarë okularë. Ata kanë pohuar se mes Baloshit dhe Llanit ka pasur një konflikt të hershëm më shumë se një vit më parë, por debatet mes tyre ishin shuar.

Ndërsa mesditën e hënës teksa ishin duke kaluar në rrugë, ata kanë treguar se Sadik Llani është afruar me makinë dhe ka qëlluar me plumb në kokë ndaj 27 vjeçarit Balloshi. Dhe më pas ka zbritur nga makina dhe ka nisur të qëllojë ndaj një prej shokëve të 27 vjeçarit, por fatmirësisht pa e prekur plumbat. Hetuesit dyshojnë se shkak i vrasjes të ketë qenë një konflikt banal, ndërsa është duke u hetuar edhepista e konflikteve të tyre për drogë.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: