Një nga deklaratat më të forta në protestën qytetare është bërë nga një protestuese, e cila ka ndarë historinë e emigrimit të familjes së saj dhe vështirësitë me të cilat, sipas saj, janë përballur shumë shqiptarë në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit.

Nga podiumi i protestës, ajo kujtoi periudhën kur shumë të rinj largoheshin nga Shqipëria në kushte të vështira, duke rrezikuar gjithçka për të mbërritur në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera europiane.

“Kur ne luftonim për mbijetesë dhe kalonim nëpër kamionë e ura për të mbërritur në Angli, na etiketonin si kriminelë. Por fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi. Nuk e kanë problemin anglezët me ne, por e ka ai, pasi kur djali i tij blinte 2 mijë paund shishe në lokale, fëmijët tanë ishin në shtëpi bari për të mbijetuar”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb