Spektakël dhe emocione të jashtëzakonshme në finalet e NBA-së. New York Knicks kanë hedhur një hap gjigant drejt titullit kampion, pasi mposhtën San Antonio Spurs me rezultatin minimal 107-106 në ndeshjen e katërt të serisë finale.

Takimi, i zhvilluar në një atmosferë elektrizuese në Madison Square Garden, dhuroi një nga përmbysjet më të mëdha të këtyre finaleve. Knicks arritën të rikuperojnë një disavantazh prej 29 pikësh dhe të vendosin fatin e ndeshjes në sekondat e fundit, duke siguruar fitoren vetëm gjashtë sekonda para përfundimit.

Në përfundim, shpërthimi i gëzimit në tribunat e Madison Square Garden ishte i jashtëzakonshëm, me tifozët vendas që tashmë ëndërrojnë titullin e parë kampion pas 27 vitesh pritjeje.

Me këtë sukses, New York kryeson serinë finale 3-1 dhe ndodhet vetëm një fitore larg kurorëzimit kampion, ndërsa San Antonio Spurs duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura për të mbajtur gjallë shpresat për titullin.

Finalet e NBA-së vazhdojnë me ndeshjen e pestë, ku Knicks do të kërkojnë të mbyllin llogaritë dhe të rikthejnë trofeun e shumëpritur në Nju Jork.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: