Në protestën e sotme në Tiranë, të forta kanë qenë thirrjet e qytetarëve kundër qeverisë. Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve..

Shqiptarët akuzojnë kryeministrin Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Një lumë protestuesish janë derdhur në rrugët e Tiranës. Në Bulevard “oshëtin” thirrja “Edi Rama jep dorëheqjen”.

“Zoti  e bekoftë Shqipërinë, mos u dorëzoni. Nuk ka non grata që na gënjen, populli ju ka shpallur non grata”, u shpreh një tjetër protestues.

“I keni parë si krekosen me Faceboon e Instragram, fshijini. Bojkotojini nga të gjitha anët. Dhe të gjitha patronazhistat, u them se nuk kemi frikë”, u shpreh një tjetër qytetar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb