Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi SPAK lëshoi një urdhër arrest ndaj tij. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
SPAK ka lëshuar urdhër arrest për pastrim parash përShtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.
Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
