Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Burime paraprake bëjnë me dije se një automjet ka përplasur fort nënë e bir, që në ato momente kanë qenë duke ecur në rrugë. Goditja ka qenë mjaft e rëndë dhe fatale për të miturin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Sakaq, e plagosur ka mbetur nëna e tij, shtetasja Sh. M, 44 vjeç, e cila po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., 76-vjeçar, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
