SHKODER– Në vijim të operacionit antikanabis, policia e Shkodrës ka zbuluar 21 parcela të mbjella me kanabis. Uniformat blu asgjësuan me anë të djegies 6396 bimë kanabis të mbjella në këto parcela.
Sipas policisë, kanabisi u zbulua gjatë operacionit policor “Mali 2016”. Kontrolle dyditore të shërbimeve të komisariatit të Shkodrës, u ushtruan në zonat Vuksanaj, Shosh dhe Shalë. Kontrolle janë ushtruar në zonën e Dukagjinit.
Pas asgjësimit të bimëve narkotike, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
(el.sp/BalkanWeb)
