Protesta e 13-të masive kundër qeverisë ka sjellë në vendin tonë edhe një numër të lartë të rinjsh nga diaspora, të cilët u janë bashkuar fjalimeve. Në një deklaratë një student shqiptar, ka denoncuar sesi është përballur me dyer të mbyllura në institucione, që nuk e kanë lejuar të punësohet e që kjo të mos ndodhë më duhet që vendi, siç tha ai, të pastrohet nga të korruptuarit si Edi Rama dhe Sali Berisha.

Ai ka bërë thirrje për zgjim të të rinjve.

“Kam ardhur këtu që t’i them stop largimit të të rinjve. Shteti më la në baltë, u largova për t’ua arsimuar sot jam këtu për t’i thënë stop monopoleve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kam dashuri për atdheun dhe dua të kontribuoj e të punoj për të, por që të ndodhë kjo, duhet të mirëpritemi nga institucionet dhe jo të gjejmë dyer të mbyllura sikur të ishim të huaj. Duhet të pastrohet vendi nga Edi Rama, Sali Berisha dhe të korruptuarit. Rinia zgjohuni,është radha jonë”! deklaroi i riu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: