Funerali për udhëheqësin e ndjerë suprem të Iranit, Ali Khamenei, do nisë në Teheran më 4 korrik dhe do të përfundojë me varrimin e tij në qytetin verilindor të Mashhadit më 9 korrik. Kështu raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Khamenei u vra në sulmet ajrore izraelite dhe amerikane në Teheran në shkurt. Vdekja e tij shënoi fundin e më shumë se tre dekadave të udhëheqjes së tij në Republikën Islamike të Iranit.

Ndërkohë, Irani aktualisht drejtohet nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është shfaqur asnjëherë në publik pasi u shpall lideri i ri Suprem.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb