Teksa ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje militantëve të të dyja kampeve politike të zgjohen nga Sindroma e Stokholmit dhe të bashkohen në protestë.
Kola deklaroi se protestuesit nuk duhet të bien pre e provokimeve për dhunë pasi nuk do të lejohet një vëllavrasje e tretë.
“Masa e infektuar me sëmundjen Ramiste dhe sëmundjen Berishiane duhet të shërohen nga Sindroma e Stokholmit.
Falë vullnetit dhe dëshirës suaj jemi bërë frymëzim për mbarë botën, me qindra janë propozimet që duhet dhunë, kjo e ajo.
Ne kemi parë dy vëllavrasje, nuk do të lejojmë edhe një të tretë, ndaj ruani qetësinë, kuptoni filozofinë që 35 vite halle nuk zgjidhen me dy javë.”
