Një tjetër moment kulmor i protestës së 14-të masive që po zhvillohet në kryeqytet, për dorëheqjen e Edi Ramës, ka shënuar një përshkallëzim simbolik të tubimit.
Një turmë protestuesish janë ngjitur mbi shkallët e Piramidës së Tiranës, siç nuk ka ndodhur më parë.
Në majën e objektit, pjesëmarrësit kanë valëvitur flamurin kombëtar kuqezi, duke e kthyer këtë pikë në një tjetër podium të revoltës qytetare. Nga lartësia e Piramidës, protestuesit kanë ndjekur rrjedhën e tubimit kryesor që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të herëpashershme për dorëheqjen e qeverisë.
Ky veprim simbolik ka sjellë një pamje mjaft dinamike në qendër të Tiranës, teksa lëvizja qytetare po shfrytëzon çdo hapësirë publike për të dëshmuar përmasat e saj dhe vendosmërinë e rinisë për të kërkuar ndryshimin.
