Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur pasditen e sotme në atë që po konsiderohet si një nga tubimet me pjesëmarrjen më rekord të javëve të fundit. Protesta e 14-të masive radhazi ka mbledhur qytetarë në numra rekord përpara godinës së Kryeministrisë, por numri i madh i pjesëmarrësve ka bërë që kthesa e turmës të shtrihet jashtëzakonisht gjatë.

Sipas raportimeve nga terreni dhe thirrjeve të organizatorëve nga podiumi, rreshtat e protestuesve janë aq të dendur sa njerëzit shtrihen në të gjithë gjatësinë e bulevardit, duke arritur deri në Sheshin “Skënderbej”.

Pamjet që vijnë nga pikat më të larta të qytetit, përfshirë edhe nga ata që janë ngjitur mbi Piramidën e Tiranës, tregojnë një lumë njerëzish që ka bllokuar plotësisht qendrën e kryeqytetit.

Pjesëmarrja masive ka sjellë një atmosferë mjaft të ndezur, teksa qytetarët, të rinjtë, por edhe përfaqësues të shumtë të diasporës po lëshojnë një zë të unifikuar për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb