Një tjetër moment kulmor që ka ndezur sheshin përpara Kryeministrisë ka qenë kori i thirrjeve të përbashkëta të mijëra qytetarëve, të cilët kanë lëshuar njëzëri mesazhe të prera drejtuar krerëve të politikës shqiptare.
“Rama në burg, Berisha në burg!” kanë qenë koret e fuqishme që kanë shoqëruar protestën.
Mbi këtë atmosferë, një prej protestuesve ka marrë fjalën duke bërë një krahasim të fortë që lidhet drejtpërdrejt me reagimet e fundit publike dhe heshtjen e figurave të njohura të ekranit dhe muzikës. Ai ka sulmuar hapur artistët që kanë zgjedhur të mos rreshtohen me popullin në bulevard, duke u kujtuar atyre se pasuria dhe suksesi i tyre vijnë pikërisht nga po këta qytetarë që sot janë në rrugë.
“E dini që kjo tingëllon më mirë se muzika e artistëve që kanë mbyllur gojën se janë shitur?! Kemi bërë kilometra për ta, ua kemi mbushur xhepat nëpër koncerte! Sot ku janë?” shpërtheu protestuesi i revoltuar në mikrofon, duke marrë mbështetjen e plotë të turmës.
