Një operacion i rëndësishëm i policisë mbrëmjen e sotme ka çuar në prangosjen e të shumëkërkuarit Moisi Habilaj.
Ai u lokalizua dhe u arrestua në Borsh të Vlorës. Habilaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e kishte dënuar përfundimisht me 10 vite burgim për veprat penale të trafikut të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Përveç dënimit në Shqipëri, Moisi Habilaj është dënuar më herët edhe nga autoritetet e drejtësisë italiane me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
