Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja drejt vendit tonë Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara.
Eralbi Breçani akuzohet zyrtarisht për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të Europës.
