TIRANË- Prej 14 ditësh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Të shtunën protesta pati një pjesëmarrjen nga më masivet. Gjithashtu u vu re edhe një pjesëmarrje e lartë nga Diaspora.

Në emisionin“Koha për tu Zgjuar” në News24, protestat ka marrë vëmendjen e qytetarëve të cilët telefonojnë dhe shprehin shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen në përditshmëri.

Në një mendje, ata shprehin revoltën e tyre kundër qeverisë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe keqqeverisjes së tij. Një numër i lartë telefonuesish bëjnë thirrje që kryeministri të dorëhiqet.

“Ai nuk është kryeministër, është kriminel. Është kundër shqiptarëve është vëllai i Vuçiç. Kush ja ka bërë malet e bregdetit, babai…Hëngshin kokat e tyre. U bëj thirrje të dalin të gjithë pensionistëve në shesh dhe ta zhdukim sepse ky nuk është shqiptar. Tallet me popullin. Sillet si rrugaç”, u shpreh një telefonues

Gjithashtu ata kanë mbështetur masivisht protestën shprehin mbështetjen dhe bëjnë thirrje që të mos dorëzohen dhe të përçahen, por ta rrëzojnë qeverinë e korruptuar.

“Ikni o plehra, lërë rininë se e zhduke fare. E la vetëm me pleq. Të gjithë deputetëve socialistë t’u bëhet vetting. Kjo farë e keqe do zhdukur sa më parë”, tha një telefonues.

“Paguajmë sa qimet e kokës, por shumë fshatra janë kthyer në gërmadha. Ujin e qelbur, çmime të papërballueshme. Shumica e popullit vuan si qeni, por ai bën jetë sheiku…Por sot udhëheq krimi, jo ai. Jo vetëm të shkojë në burg, por të gjithë pasuritë që u kanë marrë këtij populli, t’u kthehet”, u shpreh një tjetër qytetare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb