Aktivisti nga Gjermania Petrit Tafaj, në një intervistë në “News24 Fundjavë”, foli për protestën e cila tashmë zhvillohet prej dy javësh me një kërkesë të vetme, largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë intervistës, ai theksoi se tashmë kjo revoltë është e përgjithshme dhe se organizimi i nisur duhet të mbahet. Më tej shtoi se përveç presionit të protestës do t’i shtohet edhe presioni i politikanëve të BE dhe atyre amerikanë.
“Kjo është një protestë e përgjithshme. Janë iniciative personale të qytetarëve shqiptare, për shqetësimin që kanë për vendin e tyre. Fryma ekziston, dhe duhet të mbahet. Presioni ndaj kryeministrit duhet të shtohet patjetër. Por duhet edhe një organizim politike. Duhet të jetë dikush që i drejton që të dalë me disa pika të qarta. Edi Rama duhet të bjerë dhe nuk i ka mbetur më asnjë legjitimitet. Dalëngadalë do të shtohet edhe presioni politikanë të BE dhe amerikanë. Sepse do i thuhet ose duhet të plotësosh kërkesat ose duhet të ikësh”, u shpreh aktivisti Tafaj.
