Shqipëria është përfshirë nga protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama.
Tirana prej dy javësh ndodhet ‘në pushtetin’ e protestuesve, të cilët kanë mbushur sheshe, bulevard dhe shprehen të vendosur deri në largimin e Ramës.
Një natë më parë gjithashtu u organizuar protesta e 14 kundër Ramës. Protestuesit marshuan në Tiranë për disa orë. Protesta është mbështetur edhe nga Diasporë.
Një video e veçantë është parë edhe në linjat e urbaneve në Tiranë, ku pas protestës që u mbajt për disa orë, qytetarë të rinj, në linjën e urbanit kanë vijuar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”; “Edi Rama jep dorëheqjen”.
