Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina e Errët”.

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia. Sipas informacioneve 53-vjeçari po përgatitej të kryente një vjedhje në një banesë në Farkë.

Gjithashtu autori i dyshuar rezulton me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Njoftimi;

Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.

Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb