Në protestat e zhvilluara kundër kryeministrit Edi Rama, turistë të huaj, kanë shprehur mbështetjen e tyre, për këtë tubim që është mbajtur për 14 ditë.

Ndërsa kanë ndarë përshtypjet e tyre, ata janë shprehur se janë të surprizuar nga ky organizim dhe gjithashtu nga vendosmëria e protestuesve për të plotësuar kërkesat e tyre.

Ata theksojnë se rrallëherë kanë parë një mobilizim kaq të madh dhe në një mënyrë kaq qytetare.

“Nuk kishim parë një popull kaq të fortë. E gjithë bota i ka sy nga ju”, është shprehur një nga turistët e huaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb