Ndërkohë që mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, paralel po mbahet një protestë edhe në Gjermani.
Shqiptarët kanë mbushur sheshet në Mynih, ku kanë ushtuar thirrjet për dorëheqjen e Ramës, largimin e kastës së vjetër politike.
“Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”, kanë kënduar njëzëri protestuesit në shtetin gjerman.
Në Tiranë po mbahet dita e 15 e protestës, në atë që shihet si një nga protestat më konsistente dhe njëkohësisht qytetare në historinë e vendit tonë.
