Gjatë protestës së ditës së 15-të para Kryeministrisë, një nga pjesëmarrësit u shpreh se bashkimi i shqiptarëve për 15 ditë proteste, “zgjoi” SPAK dhe drejtësinë.

Ai shtoi se pjesëmarrja në protestë vijon të shtohet, duke pasur një mesazh edhe për kreun e qeverisë, dorëheqja e të cilit kërkohet me ngulm nga qytetarët.

“E bëmë këtë qeveri të flasë me vete e ti dalë nami në botën mbarë. Sot dita e 15 ku shqiptarët janë bërë bashkë kundër të keqes. Bashkimi ynë bëri që SPAK dhe drejtësia të bashkohen.

U mblodhën shqiptarët pas 35 vitesh të tregojnë që janë mbesa e nipa të Skënderbeut. Nisëm me 2 mijë, dje ishim 200 mijë në shesh.

Meqë ke nisur monologun kryeministër kam një mesazh: Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb