Gjatë protestës së 15-të para Kryeministrisë, një prej protestuesve i është drejtuar SPAK-ut me thirrje për veprim të menjëhershëm ndaj, siç u shpreh ai, rasteve të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Ai deklaroi se institucioni i Prokurorisë së Posaçme duhet të veprojë pa pengesa politike dhe të ketë, sipas tij, vetëm mbështetjen e qytetarëve shqiptarë.
“Një thirrje ka për SPAK: Vepro! SPAK ka vetëm një aleat, popullin shqiptar. Nuk ka asnjë justifikim”, u shpreh protestuesi.
Ai shtoi se nëse ka pasur pengesa politike ndaj hetimeve, ato duhet të kapërcehen dhe drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri.
“Veri në pranga ata që morën peng Shqipërinë. Duam një Shqipëri të re, demokratike dhe të drejtë”, deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij, protestuesi ngriti edhe një pyetje publike në lidhje me një çështje konkrete: “Çfarë u bë me dosjen ‘Balluku’?”, duke kërkuar transparencë mbi ecurinë e hetimeve.
