Prej më shumë se një orë e gjysmë mijëra protestues kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit, pas mbylljes së tubimit para Kryeministrisë.
Ndërkohë që ndodheshin në Zonë e Laprakës, “lumi” i protestuesve ka ndaluar papritur, duke lejuar të kalojë një ambulancë dhe makina e cila e shoqëronte.
