Kreu i PD Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në SPAK. Pas daljes nga SPAK Berisha ka mbajtur një komunikim për mediat ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe te protesta që mbahet prej 15 ditën në Tiranë, duke u shpreh se shqiptarët duhet të marrin masivisht në këtë revoltë.

“Sikundër ftoj shqiptarët të marrin pjesë masivisht, pasi realisht Edi Rama, në rreth të kuq, të ardhme dhe shpresë nuk ka. Ta përcjellim, t’u japim një ndihmë këtyre të rinjve”, tha Berisha, duke shtuar: “Edi Rama meriton të gjykohet për gjenocid, për largimet masive të shqiptarëve”.

Berisha u shpreh i bindur se Rama do të largohet, ndërsa theksoi se mbështet një qeveri teknike me zgjedhje të lira.

“Jo se nuk është partiake. Unë jam partiak. Dhe unë nuk dua kurrë që ato ngjyra që i kanë dhënë qytetarët t’ja prekë. Dhe çdo demokrat aty është pa asnjë simbol. Të mësohemi ta respektojnë. Lëreni çfarë thotë ai se janë fashistë. Ai është i çmendur. Unë po të mos kisha patur këto funksione do të isha ditë e natë aty. I them Edi Ramës, ajo lëvizje ia ka prerë biletën”, tha mes të tjerash Berisha.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: