Kanë nisur fjalimet e qytetarëve para Kryeministrisë, ku prej 16 ditësh ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës. E para ishte një zonjë, e cila tha se tashmë ka ardhur koha që Rama të japë dorëheqjen. “Boll është boll” tha ajo

“Bota ka marrë vesh sesa të fortë dhe sa atdhetarë janë shqiptarët. Jemi këtu t’ju themi qeverisë dhe opozitës të japin dorëheqjen.

Me zemër shqiptarët jashtë dhe brenda janë këtu, por janë këtu dhe të gjitha forcat për të thënë “Boll është boll!

Fjalimet tona sjanë aq të kuruara, por bukuria e këtij sheshi është që cdo qytetar vjen këtu për të folur për hallet, ndaj do të lëmë të flasë i madhe i vogël nga ai hall tek ai ai hall.

Ky shesh po u tregon vendin të gjithëve, politikanë e pushtetarë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb