Revolta popullore që prej ditësh po përjeton vendi ynë, ka marrë përmasa të mëdha edhe jashtë vendit.
Protestat e pandërprera për 16 ditë kanë bërë xhiron e mediave më në zë botërore. Edhe sot bulevardi Dëshmorët e Kombit u mbush me qindra-mijëra qytetarë, të cilët lëshuan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa kërkuan dorëheqjen e tyre.
Një mesazh i fortë ishte dhe për ndërkombëtarët, ku në një banderolë të madhe shkruhej; Europe can you hear us?
