Një protestuese i ka kthyer përgjigje kritikëve të protestës dhe kryeministrit Edi Rama për pyetjet e shtruara se pse protestohet. Ajo renditi një sërë problematikash nga arsimi te shëndëtesia dhe nepotizmi në institucione.
“Sot nuk kemi ardhur për te lexuar statistika, por për të përballu realitetin me propagandën. Le t’ju japim përgjigje pyetjeve të qëllimshme.
Ky investimi jonë nuk është për klikime, por sepse na është thyer kontrata shoqërore.
Nuk jemi këtu për ekranet tuaja.
Për cilat elita politike po bëhet ky investim që betonizon ekosistemin?
Kryeministri na tha se prishëm imazhin e turizmit, ky është një klik mbijetese kur ne po humbasim rininë.
Ne po na shkatërrohet vendi.
Statistikat tuaja përplasen me numrin e lartë të vdekjeve në dyert e spitaleve.
Ikim sepse i keni kthyer universitetet në korporata për bileta. Nepotizmi ka zëvendësuar meritën, asnjë i ri nuk ndërton dot të ardhmen”, tha ajo.
