Një protestuese nga Shkodra, sfidoi hapur kryeministrin Edi Rama dhe tha se ai sipas studimeve mbi lidershipin është i pushuar. Gjithashtu shtoi se janë të pushuar të gjithë për korrupsion.

 

“Kryeministri më ka zënë vendin sepse nuk ka lidhje me lidershipin, sipas doktoraturës sime Edi Rama nështë i pushuar.

Kam një përshëndetje me lali Erin: Në një javë kulturore takova lali Erin tuaj dhe i thashë ku është programi për thithjen e trurit, ai tha se bashkia është mbushur.

Ndërkohë nuk doja punë në bashki. Më kërcënun familjen që të nesërmen, sot është aty ku është.

Duhet t’i themi jo korrupsionit, nuk duhet të ikim.

Mos u ndalnim sepse ata janë të pushuar, duhet t’i pushojmë nga puna për korrupsion, nga ana e lidershipit janë të pushuar.

Duhet t’i zhdukim sepse ata janë antishqiptarë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb