Situata në kryeqytet mbetet e ndezur në këtë ditë të 16-të të revoltës.

Pas marshimit në akset kryesore, rryma masive e protestuesve sapo është rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë, duke rrethuar sërish institucionin e kreut të qeverisë nën thirrjet e pandërprera “Rama ik!”.

Protestuesit janë pozicionuar përballë Kryeministrisë, të vendosur më shumë se kurrë në kërkesën e tyre të prerë për dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

Pavarësisht qëndrimit për orë të tëra në këmbë, pjesëmarrësit nuk japin asnjë shenjë tërheqjeje, ndërsa brohoritjet kanë ndezur sërish atmosferën në bulevard.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb