Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë ku u ekzekutua me arme zjarri Valter Lleshi.

Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit.

Sipas burimeve hetimore, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku punonte.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: