Skuadra e Egnatias do të sfidojë moldavët e Petrokubit në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë ishin me fat pasi shmangën ekipe si Kairat, Kraiova, Drita, Borac apo Vikingur.

Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertën e Moldavisë. Sfida e kthimit do të jetë më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.

Drita ndërkohë do të ketë përballë një kundërshtar më sfidues. Bëhet fjalë për Kauno Zalgiris, që është ekip i Lituanisë.

SHORTI PËRFUNDIMTAR 

Sabah – TNS

Floriana – Shamrok

Flora Talin – Iberia

Linkoln Red Imps – Inter Eskaldes (çifti me fat ku humbësi luan në turin e tretë të Ligës së Konferencës)

Tre Fiori – Larne (çifti me fat ku humbësi luan në turin e tretë të Ligës së Konferencës)

Ararat Armenia – Riga

Vardar – KuPS Kuopio

Kauno Zalgiris – Drita

Vitebsk – U. Kraiova

Petrokub – Egnatia

Borac – Levski Sofia

Vikingur – Giori

Kairat Almati – Sutjeska

Klaksvik – Atert Bisen

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: