Presidenti amerikan, Donald Trump tha se marrëveshja me Iranin nuk është përfundimtare.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me Presidentin e Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, këtë të mërkurë.
“Nëse nuk më pëlqen, do të kthehemi të qëllojmë mbi ta, duke u hedhur bomba në kokë… nëse nuk sillen mirë, do të kthehemi të hedhim bomba pikërisht në kokën e tyre, në rregull?”, deklaroi Trump.
Ndër të tjera Trump tha se SHBA-të nuk po investojnë në Iran.
Kjo vjen pas raportimeve se SHBA-të ishin të gatshme të lejonin një fond investimi për Iranin në këmbim të marrëveshjes së Teheranit për një zgjidhje përfundimtare.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.
