Vala e protestave masive që ka përfshirë vendin po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë dhe elitare nga jashtë kufijve, duke sfiduar hapur qëndrimet e qeverisë.

Përmes një dokumenti zyrtar, plot 123 akademikë, profesorë dhe kërkues shkencorë shqiptarë që punojnë në universitetet më prestigjoze të botës kanë deklaruar solidaritetin e tyre të plotë me qëndresën qytetare në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Ne, një grup akademikësh shqiptarë jashtë vendit, shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me protestat paqësore qytetare në Shqipëri dhe me kërkesat e tyre legjitime për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi, me institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit.

Besojmë se shumë nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot janë rezultat i dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale, të cilat për shumë vite kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti, te drejtësia dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Për këtë arsye, protestat e sotme nuk janë thjesht një reagim ndaj një situate të momentit, por shprehje e një lodhjeje të thellë shoqërore me modele qeverisjeje që nuk kanë vepruar në funksion të së mirës së përbashkët.

Ne e shohim këtë krizë edhe përmes gjendjes së arsimit, shkencës dhe inovacionit në Shqipëri. Politikat e ndjekura ndër dekada nuk i kanë vendosur këta sektorë dhe kapitalin njerëzor në qendër të zhvillimit të vendit. Përkundrazi, ato kanë toleruar nënfinancimin, mungesën e meritokracisë, dobësimin e integritetit akademik, lidhjet klienteliste dhe mungesën e një vizioni afatgjatë për dijen si interes kombëtar.

Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, economy konkurruese apo institucione të forta demokratike. Një shoqëri nuk mund të ecë përpara duke nënvlerësuar dijen, duke dobësuar universitetet, duke larguar të rinjtë si dhe duke trajtuar aftësinë, kompetencën dhe punën e ndershme si vlera dytësore. Për këtë arsye, gjendja e arsimit, shkencës dhe inovacionit nuk është një çështje sektoriale, por një tregues i drejtpërdrejtë i dështimit të modelit qeverisës të deritanishëm. Mungesa e financimit të qëndrueshëm, ndërhyrjet politike, autonomia universitare e brishtë, standardet e dobëta dhe mungesa e lidhjes me zhvillimin ekonomik janë pjesë e së njëjtës krize që sot qytetarët po e kundërshtojnë me të drejtë në rrugë.

Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj të kualifikuar. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet të rikthehet besimi se dija, puna dhe merita vlerësohen dhe krijojnë mundësi reale për të ardhmen.

Si akademikë dhe kërkues shqiptarë jashtë vendit, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar med ekspertizë dhe përvojë në një të ardhme ku një Shqipëri e re ndërton institucione serioze në shërbim të interesit publik dhe u jep arsimit, shkencës dhe inovacionit vendin që meritojnë. Por ky kontribut nuk mund të shkëputet nga nevoja për ndryshim të thellë politik dhe institucional, të kërkuar sot me të drejtë nga qytetarët protestues që çdo ditë demonstrojnë se një Shqipëri e re është e mundshme. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa dije. Një vend që nuk vlerëson arsimin, shkencën, inovacionin dhe kapitalin e vet njerëzor dobëson vetveten. Një Shqipëri e re kërkon jo vetëm ndryshim politik, por edhe shkëputje të qartë nga dështimet shumëvjeçare që e kanë mbajtur vendin larg potencialit të tij.

Lista e plotë e 123 akademikëve të diasporës që nënshkruan dokumentin:

Prof. Dr. Adnan Kastrati, Gjermani

Prof. Assist. Dr. Adriana Sejfia, Britani

Dr. Agon Memedi, Gjermani

Dr. Aksel Seitllari, ShBA

Dr. Alban Kita, Zvicër

Dr. Alban Kuriqi, Portugali

Dr. Albana Roçi, Norvegji

Dr. Albin Ahmeti, Austri

Prof. Dr. Aldeida Alti, Australi

Dr. Aldi Pupuleku, Spanjë

Dr. Aledia Bilali, Gjermani

Dr. c. Alessio Lukaj, Zvicër

Dr. c. Ambra Hyskaj, Hungari

Dr. c. Ana Haxhiu Gjeci, Zvicër

Dr. c. Andi Nika, Gjermani

Dr. Andi Rroku, Gjermani

Dr. c. Andrea Dervisha, Finlandë

Prof. Assoc. Dr. Anila Mjeda, Irlandë

Dr. Anila Nauni, Norvegji

Dr. Anisa Halimi, Irlandë

Dr. Arbër Qoku, Gjermani

Dr. Arbër Zela, Zvicër

Dr. Arlind Kadra, Gjermani

Dr. Armand Kapaj, Zvicër

Dr. c. Arta Sinamati, Luksemburg

Dr. Besmira Dyca, Holandë

Dr. Bledar Kalemi, Itali

Dr. c. Blerina Aliraj, Gjermani

Dr. Brunilda Dhamo, Holandë

Dr. Bukurie Ozuni, Itali

Dr. c. Butrint Avdijaj, Belgjikë

Dr. Denisa Baci, Itali

Dr. Dionis Hasanaj, Francë

Prof. Assoc. Dr. Dorina Pojani, Australi

Prof. Assist. Dr. Edlira Dushku, Danimarkë

Dr. Elida Sina, Gjermani

Dr. rer. nat. Elima Shehu, Gjermani

Dr. c. Elio Nushi, Finlandë

Dr. c. Elio Skënderaj, Austri

Dr. c. Eltjana Shkreli, Itali

Prof. Assoc. Dr. Elvin Isufi, Holandë

Dr. Emiljano Kaziaj, Belgjikë

Prof. Assoc. Dr. Enea Mustafaraj, Kuvajt

Dr. Enes Veliu, Portugali

Dr. Enisa Shevroja, Zvicër

Prof. Assoc. Dr. Enkelejda Havari, Francë

Dr. c. Enso Ndreko, Francë

Dr. Eralda Asllanaj, Holandë

Dr. rer. med. Erand Llanaj, Gjermani

Dr. Eriomina Shahaj, Britani

Dr. Erion Çano, Gjermani

Dr. Eriona Heta, Gjermani

Dr. Ernil Sabaj, Britani

Dr. c. Ervin Dervishaj, Danimarkë

Dr. Eugen Ruzi, ShBA

Dr. c. Fabiano Llanaj, Hungari

Dr. rer. nat. Fatbardh Veseli, Gjermani

Dr. Fatlind Malsiu, Zvicër

Dr. rer. nat. Gentian Zavalani, Gjermani

Prof. Dr. Gentian Zyberi, Norvegji

Dr. c. Gesjana Halili, Itali

Dr. c. Giola Cami, Hungari

Prof. Assoc. Dr. Gramoz Goranci, Austri

Dr. Helga Dizdari-Hostettler, Zvicër

Dr. c. Igli Bisha, Danimarkë

Dr. Ilda Tole, Britani

Dr. Irena Roçi, Zvicër

Dr. c. Irisa Sevdari, Danimarkë

Dr. Jakup Ratkoceri, Holandë

Dr. Jana Nano, Gjermani

Dr. c. Jeta Lica, Itali

Prof. Dr. Josif Grabocka, Gjermani

Prof. Dr. Jürgen Cito, Austri

Dr. Kaltrina Maloku, Francë

Prof. Assist. Klarita Lagji, Francë

Dr. Kostina Prifti, Holandë

Dr. Kristian Sevdari, Danimarkë

Dr. Kristjon Ciko, Norvegji

Dr. Ksenja Llazar, ShBA

Prof. Assist. Dr. Lavdim Halilaj, Gjermani

Dr. Lefter Daku, ShBA

Dr. Livia Tepshi, Gjermani

Dr. c. Lora Fanda, Zvicër

Dr. c. Lorenci Gjurgjaj, Itali

Dr. c. Luis Nasi, Hungari

Dr. Megi Vjerdha, Itali

Dr. Mentar Mahmudi, Gjermani

Prof. Dr. Mira Mezini, Gjermani

Dr. c. Mirea Mema, Spanjë

Dr. Morena Shkodra, Norvegji

Prof. Assoc. Dr. Musard Balliu, Suedi

Prof. Assoc. Dr. Nysret Musliu, Austri

Dr. med. Olger Kraja, Gjermani

Dr. Ornela Bardhi, Finlandë

Prof. Assoc. Dr. Ornela Dardha, Britani

Dr. Orsa Kekezi, Suedi

Dr. c. Paola Tili, Itali

Dr. Retis Shtino, Belgjikë

Dr. Rudina Jasini, Britani

Prof. Assist. Dr. Sabah Bushaj, ShBA

Dr. Salijona Dyrmishi, Holandë

Prof. Assoc. Dr. Sead Zimeri, Norvegji

Dr. Sedat Adili, Zvicër

Dr. Selma Dyca, Francë

Dr. Shefqet Hajdari, Gjermani

Dr. Shkëlzen Hasanaj, Itali

Dr. c. Sidorela Uku, Slloveni

Dr. c. Sofokli Çakalli, ShBA

Prof. Assoc. Dr. Sokol Kosta, Danimarkë

Dr. Stela Dhima, Gjermani

Dr. Taulant Muka, Zvicër

Dr. Theodor Kouro, Republika Çeke

Dr. c. Uljad Berdica, Britani

Dr. Vangjush Komini, Suedi

Dr. c. Vanisa Petriti, ShBA

Dr. Viola Shahini, Belgjikë

Prof. Dr. Vjosa Musliu, Belgjikë

Dr. c. Xhensila Llanaj, Hungari

Dr. Xhensilda Allka, Spanjë

Dr. Xhoela Bame, Britani

Dr. Xhorxhina Shaulli, Zvicër

Dr. c. Xhulja Shahini, Gjermani

Dr. Zenalda Hajdaraj, Itali

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb