Mësuesi Donald Dervishi, i cili la SHBA-në për t’u bërë pjesë e protestave qytetare në Tiranë, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat që prej 17 ditësh po zhvillohen në vend. I ftuar në “Programin e drekës” në News24 me gazetaren Ola Bruko, Dervishi u shpreh se kryeministri ka humbur kontrollin dhe po përpiqet t’i shmanget përgjegjësive politike.

Dervishi kritikoi edhe disa prej deklaratave të fundit të Ramës, duke i cilësuar fyese për qytetarët shqiptarë. “Kur thotë se Zoti, seksi dhe Bashkimi Evropian janë të paparashikueshëm, kjo është fyese për mua dhe për popullin shqiptar. Ai nuk e kupton më se çfarë po bën. Roli që po luan nuk përfaqëson më qytetarët. E ka humbur legjitimitetin dhe përfaqëson vetëm veten”, u shpreh Dervishi.

Sipas tij, protestat nuk zhvillohen në mbështetje të partive politike, por janë një reagim ndaj problemeve ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët. Dervishi komentoi edhe debatet lidhur me afatet dhe kushtet e protestuesve ndaj qeverisë, duke theksuar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit në protesta të gjejnë një qëndrim të përbashkët.

“E shoh si një person që ka humbur kontrolli, që do ti ikë përgjegjësisë. Ai ka ardhur në një situatë të cilën ndihet i plotësuar, si Hitler global. Çdo shqetësim që prezantojnë qytetarët, për të janë të parëndësishme. Unë ndihem i pa përfaqësuar nga qeveria ime. Edhe në deklaratat tha se Zoti, seksi dhe BE, janë të paparashikueshëm. Kjo është fyese për mua dhe popullin shqiptar. Ai se di se ca po bën tani. Roli që po luan ai nuk përfaqësohet më. E ka humbur legjitimitetin. Ai përfaqëson vetëm individin. Shqipëria është kthyer në vend feudal. Nuk bëhet luftë për partitë politike, por për ekonomi. Një grup i madh kontrollon më shumë se gjysmën e vendit. Këta i pret burgu. Me kohë madje. Kush ka abuzuar me taksat tona, të futet në burg. S’e di nga ka ardhur data për kushtet ndaj Ramës. Nëse ka paqartësira me protestuesit, ata duhet të bëjnë në një mendje të përbashkët. Me datat, nëse ia vendosim, do ndodhë si me rastin e 2018-ës. Protesta është për të gjitha problemet e Shqipërisë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: