Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi publik ditën e sotme, tentoi që të manipulonte opinionin publik lidhur me amendamentin e miratuar nga Parlamenti Europian për projektet turistike në zonën e Vjosë-Nartës, që kanë nxitur reagime masive te qytetarët. Këta të fundit prej 17 ditësh po protestojnë masivisht në Bulevard, dhe kudo ku jetojnë shqiptarë nëpër botë.

Rama u shpreh se Parlamenti Europian “ndau shapin nga sheqeri” për çështjen e ndërtimeve në Zvërnec, ndërsa publikoi dhe një amendament, që sipas tij ishte në favor të tij.

Por, duke parë amendamentin në fjalë, shihet se në të sqarohet që qeveria të ndërpresë çdo punim, apo leje në zonat e mbrojtura, të pezullohen çdo leje në vijim, me anë të një moratoriumi.
Këtë version, duke rrëzuar hapur Edi Ramën, e mbështet dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Kjo e fundit në një postim në “Facebook” e cilëson Ramën si dezinformuesin më të madh të opinionit publik shqiptar. Sipas saj, amendamentet e Parlamentit Europian kërkojnë rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024.

REAGIMI I TABAKUT
Disinformuesi më i madh opinionit publik në Shqipëri foli përsëri!
Euforia e atyre që kanë ngritur një sistem në shërbim të pakicës dhe jo të interesit publik nuk mund të fshehë të vërtetën.
Një nga mekanizmat përmes të cilëve u ndërtua ky sistem ishte ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura në vitin 2024. Përmes këtyre ndryshimeve u hap rruga që prona dhe troje me vlerë të jashtëzakonshme të kalonin në duart e interesave të ngushta, ndërsa sot disa prej përfituesve të kësaj skeme janë nën hetim nga SPAK.
Pikërisht për këtë arsye, amendamentet e Parlamentit Europian kërkojnë rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024. Njësoj siç kërkojnë heqjen e ligjit të investimeve strategjike, një ligj që është shndërruar në simbol të trajtimit preferencial, privilegjeve dhe kapjes së shtetit nga interesa të veçanta.
Shqipëria mund të bëhet pjesë e Europës vetëm duke çmontuar sistemin e pakicës që punon për një grusht njerëzish dhe që ka dëmtuar ekonominë, konkurrencën dhe besimin te shteti. Kjo kërkon reforma të thella, institucione të forta dhe barazi para ligjit.
Ata që ndërtuan arkitekturën e shtetit të kapur nuk mund të jenë ata që do të ndërtojnë Shqipërinë europiane.

REAGIMI I RAMES

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: