Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul priti homologun e tij polak, Radoslaw Sikorski, në Berlin të mërkurën, ndërsa të dy vendet shënuan 35-vjetorin e “Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Miqësor” të vitit 1991 me një sërë marrëveshjesh mbrojtëse.
“Të vetëdijshëm për historinë tragjike të shekullit të 20-të, ne mbajmë një përgjegjësi të veçantë ndaj rajonit dhe kontinentit tone, si aleatë brenda NATO-s dhe partnerë në Bashkimin Evropian”, thanë të dy ministrat në një deklaratë të përbashkët.

Ministrat Johann Wadephul dhe Sikorski, denoncuan veprimet agresive të Rusisë, veçanërisht të një natyre hibride dhe në fushën e dezinformimit ku qëllimi, sipas tyre, është të ndajë shoqëritë, të shkatërrojë rendin publik dhe të minojë besimin në shtet dhe institucionet e tij. Sipas Ministrisë polake të Mbrojtjes, marrëveshja e re me Gjermaninë do të përditësojë një kuadër ekzistues të nënshkruar në vitin 2011 dhe mbulon kryesisht lëvizshmërinë ushtarake, infrastrukturën, bashkëpunimin në Detin Baltik , sigurinë kibernetike dhe hapësirën.

Raportohet se nuk përfshin garanci të reja shtesë sigurie.
Raportet në median polake raportojnë se kishte pasur plane për një pakt më ambicioz, por, duke pritur kundërshtimin nga presidenti nacionalist Karol Nawrocki dhe partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS), qeveria zgjodhi një version të reduktuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb