Në selinë e UEFA-s në Nyon (Zvicër) është hedhur mesditën e së premtes shorti i ndeshjeve të play off-it për Ligen e Kampioneve.

Shorti ka dhuruar një përballje të fortë që në këtë tur, duke vënë kundër njëra-tjetrës Romën me Porton, dy ekipe që luajnë zakonisht në fazën në grupe të turneut, shkruan Panorama.

Interesante do të jetë edhe sfida mes Monakos dhe Vijarealit, ekipe që e fillojnë sezonin me pretendime të mëdha.

Ndeshjet do të luhen në 16 dhe 17 gusht dhe kthimi më 23 dhe 24 gusht.

Rruga e Kampionëve
Ludogorets-Viktoria Plzen
Sëlltik-Hapoel Ber-Sheva
FC Kopenhagë-APOEL
Dundalk-Legia
Dinamo Zagreb-FC Salzburg

Rruga e Ligës
Steaua Bukuresht-Mançester Siti
Porto-Roma
Ajaks-Rostov
Jang Bojz-Borusia Mynshengladbah
Vijareal-Monako

Vazot
Rruga e Kampionëve
Vazo e parë
Viktoria Plzen (R. Çeke) koeficienti 44.585
FC Salzburg (Austri) 42.520
Sëlltik (Skoci) 40.460
APOEL (Qipro) 35.935
Legia Varshavë (Poloni) 28.000

Vazo e dytë
Dinamo Zagreb (Kroaci) 25.775
Ludogorets Razgrad (Bullgari) 25.625
FC Kopenhagë (Danimarkë) 24.720
Hapoel Ber-Sheva (Izrael) 4.725
Dundalk (Irlandë) 2.590

Rruga e Ligës
Vazo e parë
Mançester Siti (Angli) 99.256
Porto (Portugali) 92.616
Vijareal (Spanjë) 60.142
Ajaks (Holandë) 58.112
Borusia Mynshengladbah (Gjermani) 42.035

Vazo e dytë

Roma (Itali) 41.587

Steaua Bukuresht (Rumani) 36.576

Monako (Francë) 36.549

Jang Bojz (Zvicër) 24.755

Rostov (Rusi) 11.716

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb