Agjensia e Mbikqyrjes Policore ekzekuton 3 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Elbasanit, dy prej të cilëve janë për ish punonjës të AMP, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për Glodian Ahmetaj, ish Drejtor Dege në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore në zonën e Devollit, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Për Devis Ago, ish Shef Sektori në AMP është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Po të njëjtat masa sigurie janë caktuar edhe për shtetasin Klevis Hoxha.

Hetimet për këta persona kanë nisur 3 vite më parë kur Glodian Ahmetaj dhe Devis Ago ishin punonjës të AMP në degën e Devollit në Korçë. Fillimisht ata u hetuan nga SPAK për grup të strukturuar kriminal, por më pas dosja i kaloi për kopetencë prokurorisë së Elbasanit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ahmetaj e Ago dyshohet se kanë shfrytëzuar persona të tjerë në zonën e Devollit të cilët merreshin me kontrabandë mallrash të nrydhme, dhe kundrejt dhënies së shumave të ndryshme parash lejohej ky aktivitet i paligjshëm.

Me vendim gjykate, AMP dhe prokuroria e Elbasanit ushtroi kontrolle edhe në 3 banesat e tyre me qëllim gjetjen e provave materiale që vlejnë për hetimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: