Miratohet në parim Ligji për Amnistinë Penale. Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në votim, në këtë mënyrë ligji është miratuar me 84 vota.
84 pro, o abstenim, 0 kundër miratohet projektligji.
Teksa kryhej votimi, i vetmi në sallë nga opozita ishte kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Pasi Shehaj i bënte thirrje kryeministrit Rama që të jepte dorëheqje dhe të dëgjonte kërkesat e protestuesve, ai u paralajmërua nga kryeparlamentari. Ndërkohë, pasi mori dy masa disiplinore, Peleshi e përjashtoi nga seanca. Ndërkohë, Shehaj vijoi të qëndronte në sallë, ndërsa lëshonte akuza.
Rama është paraqitur sot në Kuvend, teksa vendi është përfshirë dhe një protesta masive, ku kërkohet dhe dorëheqja e tij.
DEBATI
Shehaj-Ramës: Jep dorëheqjen
Rama: Shihemi në 2029
Peleshi: Mos pengoni votimin
Pasi Shehaj vazhdoi me tone të ashpra, Peleshi e përjashtoi nga seanca.
Peleshi: Zoti Shehaj, neni 65, përjashtoheni nga senaca. Vazhdoni me TikTok-un në oborr tani.
