Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti nga protesta e qytetarëve që po mbahet para Kryeministrisë, deklaroi se Edi Rama është frikësuar.
Ai tha se 90% e popullit është me protestuesit. Ndërsa referuar parametrave shkencorë, sipas tij, 61% e qytetarëve thërrasin ‘Rama ik’.
“Me anketa, 90% e popullit shqiptar është më ju, 61% e popullit thotë; Rama ik! Janë parametra shkencorë, nuk janë llafe pazari. Është frikësuar ky zotëria këtu. Burra mos e lëshoni vendin. E ardhmja do të jetë e fëmijëve tanë. Zoti e bekoftë këtë vend të këndshëm.”, tha ai.
