Një ngjarje e rëndë dhe mjaft tragjike ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin e Lezhës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Tragjedia ka ndodhur në një plazh publik në zonën e Tales.

Sipas të dhënave të para, viktima kanë mbetur dy vajza, 9 dhe 11 vjeç nga Fushë Kruja.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb