Inter ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin Cristian Chivu. Klubi zikaltër ka bërë të ditur se palët kanë arritur akordin, që do ta mbajë teknikun rumun në stolin e ekipit deri në vitin 2028.

“FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Cristian Chivu. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të drejtojë zikaltërit deri në vitin 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb