Kryeministri Edi Rama komentoi indirekt të tjera largime nga grupi parlamentar socialist, pas Marjana Koçekut e cila braktisi mazhorancën dhe tani është deputete e pavarur.
Gjatë, mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se do të ketë të tjerë personazhe që do t’i dalin kundër tij, lidhur me revoltat masive që kanë përfshirë vendin dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Edi Rama: Le të vijojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi një punë tjetër. Mos u çudisni që në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin kundër. Ne kemi fakte sa të duash. Jemi në një kohë kur falë algoritmit dhe botës pa kufij.”, tha Rama.
