Zëvendëspresidenti JD Vance do të zhvillojë një vizitë  në Zvicër, për nisjen e përgatitjeve për bisedimet me Iranin.

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, ndodhen tashmë atje duke u marrë me elementët teknikë të negociatave.

“Do t’i planifikojmë bisedimet kur të mbërrijnë drejtuesit e qeverisë iraniane, si dhe të qeverisë së Katarit dhe Pakistanit”, tha Vance në një intervistë me Fox News të shtunën në mëngjes, kur u pyet për axhendën e tij.

“Kjo mund të ndodhë që nesër, por këto gjëra janë gjithmonë paksa të paqëndrueshme”

Vance tha se planet për udhëtimin e tij, të cilat kanë ndryshuar gjatë javës së kaluar, janë delikate ku duhet të merren në konsideratë protokollet diplomatike

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb