Punonjësit e kompanisë “MABCO” të Behgjet Pacollit dhe nënkontraktorët e tij u futën me forcë në kantierin e Aeroportit të Vlorës, pasi Gjykata e Lartë iu riktheu të drejtën e administrimit. Siç shihet edhe nga pamjet, punonjësit e Pacollit janë përplasur me rojet e sigurisë të kompanisë “2A” të Valon Ademit, duke hyrë më pas me forcë brenda kantierit dhe nxorën jashtë punonjësit e tjerë. Përmes një deklarate më 21 qershor, Behgjet Pacolli deklaroi se “MABCO” është zotëruese e 98% të kuotave të kapitalit të VIA-s dhe përbën subjektin kryesor mbajtës të të gjitha detyrimeve, përgjegjësive dhe ekspozimeve që lidhen me koncesionin, në aspektin profesional, teknik, referencial dhe financiar. “MABCO” mban ekspozimin financiar kryesor në këtë projekt, në vlerë që tejkalon 310 milionë euro.

Po ashtu, Pacolli paralajmëroi se çdo veprim ose mosveprim që pengon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së datës 18.06.2026 do të konsiderohet shkelje e rëndë e detyrimeve ligjore dhe do të sjellë pasoja të plota ligjore, civile dhe penale, për të gjithë personat përgjegjës.

Mes tyre ka pasur përplasje verbale, por dhe fizike. “Dilni përjashta”, dëgjohen teksa zihen dy grupimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb