Sot mbahet protesta e 23-të, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Biznesmeni Erlind Xhindi, i ftuar në News24 në një intervistë me Nisida Tufa, deklaroi se protesta ka nisur në mënyrë spontane dhe se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë, sipas tij, shembull qytetarie.
“Kjo protestë ka nisur spontanisht. Arroganca ishte ajo që na bëri më të ndjeshëm. Që nga dita e parë kam qenë në protestë me tre fëmijët e mi. Pjesëmarrja aty është e mrekullueshme, nuk është këputur një lule dhe nuk është thyer një pllakë,” u shpreh ai.
Xhindi shtoi se, sipas tij, janë bërë përpjekje për përçarje të protestës, por pa sukses.
“Janë futur shumë grupe për të përçarë, por nuk ia kanë arritur. Provokimet vijnë nga patronazhistët,” deklaroi ai gjatë intervistës.
