Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në Durrës, ku policia ka ndjekur një person në kërkim. Ky i fundit në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, ka përplasur me makinë 4 automjete të parkuara.

Ngjarja ndodhi te tregu i fruta-perimeve.

Ndërkohë, autori ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14, Durrës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti që po lëvizte me shpejtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen.

Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: