Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Pograadecit ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten në banesën e tyre në lagjen Nr.4
Dyshohet se çifti ka patur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke plagosur bashkëshorten.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por deri më tani nuk ka rrezik për jetën.
Autori është shoqëruar nga policia e Pogradecit në ambjentet e komisariatit. Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Pogradec / Informacion paraprak.

Plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, kapet në flagrancë në banesë falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe shoqërohet në Komisariat 30-vjeçari.

Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb