Një aksion policor për kapjen e një personi në kërkim është shndërruar në një skenë të vërtetë filmash aksion pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe dëme të shumta materiale.

Efektivët e policisë kanë qenë në ndjekje të një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili sapo ka diktuar praninë e forcave të rendit, ka shtuar shpejtësinë në tentativë për t’u larguar. Në çmenduri e sipër për t’i shpëtuar prangave, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin ose ka manovruar në mënyrë të rrezikshme, duke përplasur fort katër automjete të tjera që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.

BalkanWeb ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendngjarja, ku është fiksuar i gjithë momenti i tensionit. Në video shfaqet qartë çasti kur makina e të kërkuarit përplaset dhunshëm me mjetet e parkuara. Menjëherë pas goditjes, teksa makina e tij pëson dëmtime, burri zbret me shpejtësi nga dera e shoferit dhe ia mbath me vrap përmes rrugicave të lagjes për të humbur gjurmët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb